Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjila kanë qëndruar përfaqësues të OSBE-së në Kosovë, ku janë pritur nga prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar.
Në këtë takim prorektori Dukagjin Leka dhe përfaqësuesi i OSBE-së , Motoki Hayakawa, kanë diskutuar rreth mundësisë së bashkëpunimit, duke filluar në organizimin e konferencës së përbashkët e cila pritet se do të fillojë të realizohen në muajin nëntor të këtij viti. Organizimi i kësaj conference ka për qëllim të promovojë demokracinë dhe qeverisjen e mirë.
Po ashtu, gjatë takimit u diskutua edhe për bashkëpunim sa i përket programit master Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, ku përfaqësuesi i OSBE-së, Motoki Hayakawa, u zotua se do ta përkrah Universitetin “Kadri Zeka” në të gjitha rrugët e zhvillimit akademik. Kurse prorektori Dukagjin Leka, falënderoi z. Motoki Hayakawa për përkrahje dhe e siguroi atë se UKZ nën udhëheqjen e Rektorit Bajram Kosumi, gjithnjë e më shumë po rrit cilësinë dhe kualitetin arsimor.
Ndërkohë, zyrtarë të OSBE-së kanë vizituar edhe hapësirat mësimore të UKZ-së.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan