Profesorë të Universitetit “Kadri Zeka” trajnojnë mësimdhënësit klasor të shkollave shqipe në Bujanoc

23 Maj, 2017

Si rezultat i marrëveshjes së bashkëpunimit mes  Universitetit  “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar , profesor të Fakultetit të Edukimit kanë qëndruar në shkollën  fillore “Naim Frashëri”  në  Komunën e Bujanocit me qëllim të trajnimit të mësimdhënëseve  të mësimit klasor dhe  mësimit lëndor të shkollave shqipe të komunës së Bujanocit

Trajnues kanë qenë Dekani i Fakultetit të Edukimit Jonuz  Dërvodeli, Dekani i Shkencave Kompjuterike Xhevdet Thaqi, Prodekani i Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Kadri Zeka” Bashkim Dalipi dhe Demë Hoti, Prodekan i Fakultetit të Edukimit në UP.

Pjesëmarrësit në këtë trajnim e kanë vlerësuar shumë lartë dhe shumë të suksesshëm këtë organizim. Këshilli Kombëtar Shqiptar,  shkollat dhe mësimdhënësit e komunës së Bujanovcit,  kanë kërkuar që edhe në të ardhmen të bashkëpunojnë më tepër në avancimin e procesit të mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Trajnime të tilla nga Profesorët e Universitetit “Kadri Zeka”, do të ketë edhe në javët në vazhdim në komunat e Luginës.

Ndryshe qëllimi i i marrëveshjes mes Universitetit “Kadri Zeka” dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar,  është bashkëpunimi profesional për trajnimin e mësimdhënësve të shkollave fillore dhe të mesme të Luginës së Preshevës (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë) si dhe aspekte tjera  për përgatitjen e kuadrove të reja në fushën e arsimit, bashkëpunimi në mes të palëve rreth kuotave të regjistrimit të studentëve të rinj në UKZ, vendosja e kritereve për aplikim për studentë të rinj nga Lugina në UKZ, organizimi i tryezave të përbashkëta debatuese, organizimi i konferencave të përbashkëta, si dhe bashkëpunime të tjera të cilat mund të ndërlidhen me aspektin e edukimit.

23