Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka është duke qëndruar në qytetin Brno të Republikës Çeke , ku po përfaqëson Universitetin “Kadri Zeka” në konferencën ndërkombëtare, “Plagjiatura në Evropë dhe Përtej / Plagiarism across Europe and Beyond 2017”.
Konferenca ndërkombëtare Plagjiatura në Evropë dhe Përtej synon të jetë një forum për ndarjen e praktikave më të mira dhe përvojën në adresimin e çështjeve të integritetit akademik.
Integriteti akademik po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në arsimin e lartë në të gjithë Evropën. Shumë universitete po kërkojnë politika efektive, mjete elektronike zbulimi dhe metoda parandalimi. Është e nevojshme diskutimi i gjerë, të kuptuarit e dallimeve kulturore dhe shkëmbimi i përvojave.
Ky project është i financuar nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës, kurse konferenca është organizuar bashkërisht nga Universiteti Mendel në Brno, Rrjeti Evropian për Integritetin Akademik dhe Këshilli i Evropës.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan