Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi bashkë me prorektorin Dukagjin Leka, ka takuar personelin akademik të Fakultetit Juridik, Dekani Sadik Haxhiu, profesorët Fejzullah Hasani, Feti Limani, Fejzullah Berisha, Berat Aqifi, asistentet, Fatmire Krasniqi, Detrina Alishani, Liridon Dalipi dhe Selim Daku.
Rektori Bajram Kosumi, ka uruar stafin akademik të Fakultetit Juridik , për përmbylljen me sukses të vitit akademik 2016/2017.
Në ndërkohë, në takim është biseduar në përgjithësi rreth mbarëvajtjes së procesit mësimor, punës, sfidave dhe të arriturave me të cilët janë përballuar gjatë punës mësimore. Po ashtu është theksuar se është shumë me rëndësi bashkëpunimi me qëllim që procesi i ngritjes së cilësisë të jetë në nivelin e kënaqshëm.
Rektori Bajram Kosumi njëherësh ka kërkuar që të jenë të angazhuar edhe gjatë procesit të pranimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2017/2018.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan