Vlerësohen lartë studentët që mbrojtën temat e diplomës në FE të UKZ-së

17 Korrik, 2018

Më 12 dhe 13 korrik 2019 u organizua mbrojtja e punimeve të diplomës, sipas planifikimit të bërë nga Fakultetit i Edukimit. Studentët e diplomuar ishin kryesisht studentë të gjeneratës së dytë të Fakultetit të Edukimit të Universitetit “Kadri Zeka” (Gjenerata e vitit akademik 2014/2015).

Studentët të emocionuar, prezantuan temat e tyre, që ngjallën shumë interes tek komisioni.

Për dy ditë rresht, kanë diplomuar gjithsej 44 studentë, në të dy programet studimore. Prej tyre 37 studentë nga Programi Fillor dhe 7 studentë nga Programi Parashkollor. Temat e diplomës, të mbrojtura nga studentët, ishin me interes dhe kanë trajtuar fusha të ndryshme të kurrikulës, siç janë: Gjuhët dhe komunikimi, Artet, Matematika, Shkencat e natyrës, Shoqëria dhe mjedisi, etj.

Ky moment shënon një arritje të madhe jo vetëm për studentët, por edhe profesorët, të cilët i kanë drejtuar dhe udhëhequr me shumë përkushtim.

Një numër i konsiderueshëm i punimeve të studentëve ishin me karakter hulumtues dhe numri tjetër i punimeve ishte me karakter teorik. Vlerësimi i përgjithshëm i komisioneve, për këtë grup të studentëve të diplomuar, ishte i lartë, duke pasur parasysh shumëllojshmërinë e temave të zgjedhura, trajtimin e tyre dhe performancën e treguar gjatë procesit të mbrojtjes së punimeve. Shumica e mbrojtjeve ishin publike, me pjesëmarrje të familjarëve, profesorëve, studentëve dhe palëve të tjera të interesuara.