Vazhdon me sukses implementimi i projektit “Kosovo Developing a Comprehensive System of Evaluation for Academic Staff” në UKZ

11 Mars, 2021

Me qëllim të ngritjes së cilësisë në studimet universitare, Universiteti “Kadri Zeka” po implementon me sukses Projektin “Kosovo Developing a Comprehensive System of Evaluation for Academic Staff” koordinuar nga Organizata OPTIMA dhe përkrahur nga Ambasada e SHBA-së. Gjatë takimit të sotëm, të cilin e udhëhoqi Prof. Dr. Sharon Hart, u formua Grupi punues i UKZ-së për të koordinuar zhvillimin e sistemit të vlerësimit të stafit akademik në UKZ. Komisioni do të përbëhet nga anëtarë nga Menaxhmenti dhe nga stafi akademik prej të gjitha fakulteteve të  UKZ:

–           Xhevdet Thaqi, prorektor për mësim, kërkime shkencore dhe çështje të studentëve,

–           Dukagjin Leka, prorektor për bashkëpunim ndërkombëtar,

–           Fitore Malaj, Drejtore e Zyrës për Zhvillim akademik dhe cilësi

–           Voglushe Kurteshi, koordinatore në Fakultetin e Edukimit

–           Fatmire Krasniqi, Koordinatore në Fakultetin Juridik

–           Nexhat Shkodra, Koordinator në Fakultetin Ekonomik,

–           Afërdita Ibrahimi, Koordinatore në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike,

–           Kastriot Dërmaku, koordinator në Fakultetin e Shkencave Aplikative, dhe

–           Luljete Berisha, zyrtare nga ZMJ.

Në vazhdim, pjesëmarrësit e takimit u zotuan që të gjithë anëtarët e Komisionit të marrin në konsiderim dhe të përpunojnë prezantimin e projektit nga Dr.Raoul Arreola lidhur me vlerësimin e punës dhe performancës së stafit akademik. Të gjitha propozimet dhe komentet eventuale do të diskutohen në takimin e radhës i cili do të mbahet më 19 mars 2021 të udhëhequr nga Prof. Dr. Raul Arreola.