Është mbajtur konferenca e rektorëve të universiteteve publike shqiptare e titulluar “Arsimi i lartë shqiptar dhe ballafaqimi me të ardhmen”. Në këtë konferencë morën pjesë rektorë dhe zëvendësrektorë nga universitetet publike shqiptare në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Pjesëmarrësit në këtë takim analizuan zhvillimet historike dhe aktuale në arsimin e lartë shqiptar, duke u pajtuar së bashku për të institucionalizuar këtë konferencë dhe për bashkëpunim më të ngushtë në vazhdimësi, me synim avancimin e arsimit të lartë në hapësirat shqiptare.
Rektorët dhe përfaqësuesit e universiteteve publike shqiptare, gjatë takimit shtruan problematikat e mungesës së autonomisë në universitete publike, mungesës së vëmendjes ndaj kërkimit shkencor dhe probleme të tjera me të cilat përballen universitetet publike sot.
Të pranishmit u zotuan për të punuar fuqimisht drejt rritjes së cilësisë, zgjerim të lirisë akademike, krijim të standardeve, përmirësim të shërbimeve për studentë, përballim të sfidave teknologjike të kohës, reformim të arsimit të lartë dhe objektiva të tjera, të përfshira në deklaratën e përbashkët, të nënshkruar nga përfaqësuesit e universiteteve publike shqiptare.
Përfaqësuesit e universiteteve shtruan edhe idenë e krijimit të një fondi të përbashkët të universiteteve shqiptare, i cili do të mundësonte shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik ndërmjet tyre.
Rektorët u dakorduan që takimet e universiteteve publike shqiptare të jenë takime periodike.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti KADRI ZEKA Gjilan