UKZ zhvilloi punëtori për hulumtime dhe publikime shkencore mbështetur nga HERAS+

4 Shkurt, 2022

Universiteti Publik ‘Kadri Zeka’ në Gjilan, mbështetur nga HERAS + (Projekti Plus i Arsimit të Lartë, Kërkimit dhe Shkencës së Aplikuar), zhvilloi punëtorinë për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore.

Hapjen e punëtorisë e ka bërë Prof. Dr. Bajram Kosumi, Rektor i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan si dhe  z. Aqim Emurli, Udhëheqës i Projektit HERAS+.

Kjo punëtori dy-ditore ishte e përshtatshme për nevojat e Universitetit dhe ka mbuluar aspektet kërkimore nga të dy dimensionet rreth kërkimit shkencor dhe publikimit në revista shkencore.

Të pranishmit në Punëtori që ishin menaxhmenti, stafi akademik dhe administrativ i Universitetit, së bashku me ekspertin e angazhuar, Prof. Dr. Blerim Rexha, trajtuan temat si: Analiza dhe hulumtimi i platformës për publikim shkencor; Formulimi i problemit shkencor; Analiza e literaturës; Shkrimi i hipotezave; Dizajni i pjesës së përgjithshme; Mbledhja e të dhënave; Analiza dhe interpretimi i të dhënave; Shkrimi i punimit; si dhe shpërndarja e rezultateve.

Punëtoria ishte interaktiv, ku konsistoi në prezantime, punë në grup si dhe identifikoi fushat e trajnimit të mundshëm që do të ndiqen bashkërisht mes Universitetit dhe projektit HERAS Plus.

Punëtoria është pjesë e mbështetjes së ofruar për Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan bazuar në fondin konkurrues për zhvillimin strategjik të universiteteve publike, gjegjësisht fondet e dedikuara.

HERAS Plus financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim e bashkë financuar nga MESTI dhe zbatuar nga WUS Austria, Zentrum für Soziale Innovation – ZSI dhe OeAD.