UKZ pjesëmarrëse e takimit të mbajtësve të granteve të programit Erasmus + që po mbahet në Bruksel

27 Janar, 2020

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Dukagjin Leka, asistenti Selim Daku si dhe Zyrtarja për Marrëdhënie me jashtë Luljete Berisha, janë duke qëndruar në Bruksel, ku po marrin pjesë në takimin e grant mbajtësve, të cilët janë  koordinatorë të projekteve në programin Erasmus +.

Kësaj radhe UKZ po merr pjesë si koordinator i projektit QUADIC, si partner në projektin ENEMLOS që është në partneritet me universitetin e Podgoricës

Në këto punëtori po zhvillohen takime me përfaqësuesit e EACEA rreth mënyrës së implementimit të projekteve të fituara në ngritjen e kapaciteteve.

Universiteti “Kadri Zeka”, këtë vit fillon me 4 projekte të programit Erasmus +, 1 si kordinator dhe 3 si partner i tyre.