UKZ pjesë e punëtorisë të organizuar nga Ekspertët për Reforma në Arsimin e Lartë

6 Dhjetor, 2021

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka ka përfaqësuar Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në Seminarin për “Hulumtim dhe Inovacion në Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë”.  Në ketë Seminar, u diskutua për rëndësinë e kërkimit shkencor, legjislacionin aktual, sfidat e AL në fushën e kërkimit shkencor, si dhe për avancimin e kapaciteteve për kërkim shkencor. Në takim ishin prezent përfaqësuesi i zyrës së BE  Stergios Tragoudas, Zëvendës Ministri i MASHTI-t Dukagjin Pupovci, Koordinatorja e Zyrës Erasmus+ në Kosovë  Jehona Lushaku, si dhe përfaqësues të IAL-ve në Kosovë.

Zv. Ministri, Dukagjin Pupovci informoj se Republika e Kosovës ka vendos një fond prej 600-650.000 Euro për të lidhur marrëveshjen me BE, e cila i hap mundësinë IAL-ve që të aplikojnë direkt për projekte në programet si HORIZON Europe.

Gjithashtu, përfaqësuesi i Zyrës së BE në Kosovë,  Stergios Tragoudas theksoi se Zyra e Komisionit Evropian në Kosovë do të ndajë 1.000.000 Euro për shkencë për vitin 2022.

Prorektori i UKZ-së Dukagjin Leka diskutoi rreth sfidave të IAL-ve në lidhje me kërkimin shkencor dhe inovacionin, në veçanti për sfidat e financimit dhe formave të stimulimit të stafit akademik. Ai tha se hulumtimi shkencor po bëhet prioritet në IAL, e në këtë mes hynë edhe Universiteti Publik “Kadri Zeka”, ku nga politikat strategjike të saj dhe mbështetjes për personelin akademik, vetëm në vitin 2021 janë publikuar 12 punime shkencore si autorë e bashkautorë, të cilat punime, revista ose shtëpi botuese janë të indeksuara në platformat më eminente ndërkombëtare, siç janë Web of Science dhe SCOPUS.