Duke qenë të vetëdijshëm mbi dobitë e shkëmbimit të stafit akademik, studentëve dhe të eksperiencave ndërmjet dy institucioneve të arsimit të lartë, Rektori i Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi dhe Kryetari i bordit të Kolegjit Heimerer Petrit Beqiri kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
Kjo marrëveshje ka për qëllim promovimin e një ambienti akademik më dinamik dhe përgatitjes së gjeneratave të ardhshme të profesionistëve në fushën e shkencave shëndetësore terapeutike dhe ndërlidhjes së tyre me shkencat tjera të duke përfshirë teknologjinë informative, inovacionin dhe ndërmarrësin.
Drejtuesit e dy institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë, e kanë vlerësuar mjaft të rëndësishëm nënshkrimin e marrëveshjes në fjalë, duke besuar se zhvillimi i mëtejshëm i arsimit të lartë është në dobi të përbashkët si për Kolegjin Heimerer dhe për Universitetin “Kadri Zeka”.
Universiteti Publik “KADRI ZEKA” dhe Kolegji Heimerer pajtohen që të organizojnë bashkërisht tryeza shkencore, shkëmbim të përvojave, organizime të garave të diturisë në mes të dy institucioneve, si ligjërata dhe trajnime të hapura me tema aktuale për studentët e IAL-ve.
Universiteti Publik “KADRI ZEKA” dhe Kolegji Heimerer gjithashtu janë marrë vesh që të organizohen në përgatitjen e dokumentacionit për pjesëmarrje në projekte të përbashkëta kombëtare dhe ndërkombëtare.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti KADRI ZEKA Gjilan