U mbajt mbledhja e Quality Bord në kuadër të projektit ERASMUS+ QUADIC

31 Mars, 2023

Në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, është mbajtur punëtoria dy ditore Quality Board, në kuadër të projektit ERASMUS+ QUADIC, ku universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është koordinator i këtij projekti.

Mbledhja e QB kishte për qëllim që të vlerësojë të arriturat e tre viteve të implementimit të projektit QUADIC, tek të gjithë parterët të cilët janë 18 sosh.

Në këtë punëtori është diskutuar për raportet e cilësisë nga secili partner i projektit, ku pastaj do të hartohen 6 raporte të përgjithshme të cilësisë.

Nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan në këtë punëtori kanë marrë pjesë, Rektori Bajram Kosumi, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe projekte Dukagjin Leka, Udhëheqësi i Zyrës së Shërbimeve Studentore Nevzad Halimi, si dhe Mensur Ajeti zyrtar për zotim të mjeteve buxhetore.

Projekti QUADIC ka ndryshuar gjendjen e universiteteve partnere në Kosovë dhe Shqipëri, duke dhënë rezultate të shkëlqyeshme sa i përket ndërkombëtarizimit, projekteve të reja dhe rritjes së numrit të mobiliteteve.