U mbajt Kuvendi Zgjedhor i Sindikatës së UKZ-së

21 Tetor, 2021

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës në Kosovë (SBASHK).

Në  këtë takim kanë qenë të pranishëm përpos stafit akademik e administrativ të Universitetit edhe Bardh Bardhi nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë (SBASHK) dhe Afrim Qela nga Sindikata e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”.

Punimet e Kuvendit i hapi Refik Ibrahimi, kryetar i SHASHK në UKZ, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, prezantoj edhe rendin e ditës që u miratua nga të gjithë anëtarët.

Sipas rendit të ditës, kryesuesi i mbledhjes z. Refik Ibrahimi prezantoi  raportin e punës si dhe raportin financiar për periudhën dhjetor 2019 deri në shtator 2021, të dy raportet u votuan nga të pranishmit.

Më pas Kuvendi me votim unanim zgjodhi kryetarin e sindikatës Refik Ibrahimi,  nënkryetare Minire Rexhepi, sekretare Arlinda Hasani dhe tre anëtarë të kryesisë, Prof. Ass. Dr. Shpresë Qamili, Fitore Malaj dhe Arjetë Rexhepi.

Kuvendi me votim unanim zgjodhi edhe Këshillin Mbikëqyrës në përbërje të Xhevat Bekteshi, Betim Berisha dhe Arlinda Qazimi.

Kuvendin e përshëndeti kryetari i sapo zgjedhor Refik Ibrahimi, i cili falënderoi anëtarët e kuvendit për besimin e dhënë dhe Bardh Bardhi nga SBASHK i falënderoi të gjithë për bashkëpunim.