Trajnim i stafit akademik për programin E- learning

1 Nëntor, 2017

Stafi akademik i Fakultetit të Edukimit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë mbajtur trajnimin rreth përdorimit të programit E-learning. Trajnuesi, Profesori i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në UKZ,  Basri Ahmedi,  përmes projektorit ka paraqitur në pika të shkurtra përdorimin e këtij programi. Ai ka thënë se E-Learning si softëare i ri të lejon krijimin e një ambienti efektiv të mësimit. Sipas tij E-learning është një qasje e re e cila përmban në vete të mësuarit në njërën anë dhe teknologjinë informative dhe kompjuterët në anën tjetër, është shtrirje e të mësuarit dhe internetit në një vend. Në E-learning janë tre  nivele përdoruesish me të drejta të veçanta: Adminstratori, Profesori dhe Studenti të cilët mundë të punojnë  në mënyrë të pavarur.

Në E-learning 24 orë  ke qasje në ligjërata, studentët mundë të marrin material për mësim dhe po ashtu mund të dorëzojnë detyrat e kërkuara nga profesorët, pranojnë rezultate dhe është komunikim  intern, çdo kurs është me çelës  për të ruajtur diskrecionin e kursit dhe ka statistikë të centralizuar për gjithë evidencën e provimeve të studentëve.  Në E-learning ka qasje të pakufizuar në përmbajtjet mësimore në aspektin kohor dhe hapësinor.

Gjatë trajnimit për përdorimin e programit E-learning,  është thënë se mësimi elektronik është një teknologji që mbështet mësimdhënien dhe të mësuarit duke përdorur një teknologji ëeb kompjuter, ajo është ura ne mes mësimdhënies dhe mësimnxënies në mënyra të ndryshme.

Kjo mënyrë e mësimit përmes E-learnin është vlerësuar mjaft e nevojshme për studentët në veçanti dhe Uniersitetin “Kadri Zeka” në përgjithësi.