Thirrje/Aplikim për bursë në programin Master dhe PostDocs nga DAAD

3 Tetor, 2017

 Institucionet e Arsimit të Lartë në Gjermani kanë një gamë të gjerë të ofertave për studime dhe hulumtime. Gjithsej ekzistojnë më shumë se 16 000 programe studimore për t’u zgjedhur.

Studentët mund të gjejnë programe studimore, të përshtatshme për interesat e tyre.

Për hulumtuesit shkencor dhe shkencëtarët, Gjermania ofron mundësinë e përfshirjes së tyre në kërkime apo hulumtime të thella.

Në mënyrë që të diplomuarit dhe PostDocs e talentuar të mos heqin dorë nga studimet për shkak të mungesës së mjeteve financiare, Gjermania ofron një program gjithëpërfshirës të bursave me mbështetje të veçantë për studentët dhe hulumtuesit ndërkombëtarë.

Nëse dëshironi të keni një pasqyrë për ofertat të cilat i mbështetë DAAD si edhe mbështetjen e  organizatave të tjera në lidhje me qëndrimin studimor në Gjermani ju drejtojmë në faqën www.funding-guide.de. Këtu gjeni informacione lidhur me mundësitë mbështetëse të Shërbimit Gjerman për Shkëmbim Akademik- DAAD, si dhe nga organizatat tjera të  përzgjedhura për studentët e huaj, të diplomuarit dhe PostDocs.

Afati i fundit për aplikim për programin Master të të gjitha drejtimeve shkencore është deri më 15 nëntor 2017. Varësisht nga drejtimi, variojnë dhe afatet për dorëzim.

Nëse keni pyetje, mund t’i drejtoheni zyrës ndërlidhëse të DAAD-së: [email protected]

Në shtojcë mund të gjeni:

  1. Letrën informuese rreth programeve te cilat i ofrojmë
  2. Letrën informuese për linqe që shërbejnë si ndihmese e gjetjes se informatave te cilat ju nevojiten
  3. Poster për te lajmëruar rreth afateve te fundit për aplikim

Bewerbungsfristen Stipendien (mit Architektur), engl. 2017.jpg(0)

Shkarko

Bewerbungsfristen Stipendien (mit Architektur), engl. 2017.jpg(1)

Shkarko

Studieren in Deutschland - Deutsch Blatt

Shkarko

Studieren in Deutschland - Albanisch Blatt

Shkarko

Shkarko