Thirrje për punime – Konferenca e 18-të vjetore e AIS-ALBSA që do të mbahet në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë të Shqipërisë

13 Shtator, 2023

Të nderuar,

Nga 10-11 Nëntor, 2023, do të organizohet në ambientet e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë Konferenca e 18-të vjetore e AIS-ALBSA dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë (Konferencë Ndërdisiplinore Ndërkombëtare) me titull “Kapitali Social dhe sfera publike në shoqërinë bashkëkohore”.

Kjo konferencë do t`u jape mundësinë akademikëve dhe kërkuesve shkencor nga Shqipëria, diaspora si dhe nga vende të tjera të rajonit e më gjerë të prezantojnë arritjet e tyre më të fundit në fushat respektive. Të gjitha punimet do të publikohen në Proceedings me kod ISBN.

Për më shumë informacione për konferencën si dhe afatet e dorëzimit të punimeve shikoni linkun më poshtë:

Linku për aplikim: https://www.sociology.al/en/conferences/call-papers

Thirrja në gjuhën shqipe: https://www.sociology.al/sq/konferenca/thirrje-p%C3%ABr-pjes%C3%ABmarrje