Thirrje për propozime për periudhën e ardhshme katërvjeçare nga Forumi i Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor

20 Shkurt, 2023

Forumi i Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor njofton se  bashkëpunimi me universitetet nga rajoni i Ballkanit Perëndimor është miratuar në kuadër të aleancës universitare evropiane Eutopia More.

Kjo do të thotë se Forumi i Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor ka marrë disa fonde për organizimin e seminareve, trajnimeve dhe takimeve në bashkëpunim me universitetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Për këtë po planifikohet një program aktivitetesh për periudhën e ardhshme katërvjeçare, i cili mund të vendoset në kuadër të aktiviteteve të Forumit të Rektorëve dhe të tre grupeve të tij të punës: për çështjet e politikave, për programet e edukimit dhe trajnimit dhe për kërkimin.

Të gjithë mundë të jepni vlerësimet dhe komentet tuaja në lidhje me përmbajtjen e aktiviteteve. D.m.th., temat që do të ishin me interesin më të lartë dhe të dobishme për universitetin tuaj. Temat dhe aktivitetet mund të synojnë menaxhmentin e lartë, profesorët, stafin administrativ dhe profesional ose studentët.

Ju lutemi që të merrni disa nga minutat tuaja të çmuara dhe të propozoni dy deri në tre tema/aktivitete nëpërmjet FORMULARI ONLINE deri më 26 shkurt 2023. Mbi këtë bazë, do të përpunohet një program dhe do të informoheni menjëherë. Kjo do të na ndihmojë të gjithëve të çojmë përpara aktivitetet e Forumit të Rektorëve.

 

Jepni komentet tuaja.