Të nderuar,
Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit (Beijing Foreign Studies University – BFSU), Universitetin e Gjirokastrës “Eqrem Çabej”, si dhe të disa institucioneve të tjera universitare-akademike dhe kulturore, do të organizojë më 10-13 tetor 2019 Konferencën Shkencore Ndërkombëtare Marrëdhëniet Shqiptaro-Kineze: tradita, gjendja dhe perspektiva.
Përveç studiuesve të ftuar nga institucionet organizatore, konferenca do të jetë e hapur për të interesuar të tjerë.
Qëllimi i konferencës do të jetë ndriçimi i marrëdhënieve shqiptaro-kineze në tri përmasa: historinë, gjendjen e sotme dhe perspektivën.
Gjuha e konferences: Shqip, Anglisht, Kineze.
Kalendari i përgatitjes së konferencës dhe i komunikimit me të interesuarit për pjesëmarrje është si më poshtë:
Pranimi i temave dhe abstrakteve: 20 Gusht 2019
Konfirmimi i pjesëmarrësve nga komiteti shkencor: 10 Shtator 2019
Mbajtja e konferencës: 11-13 tetor 2019
Dorëzimi i varianteve për botim të kumtesave: 20 dhjetor 2019.
Botimi i akteve dhe përurimi: gjatë vitit 2020.
Regjistrimi i pjesëmarrjes është pa pagesë.
Të interesuarit për pjesëmarrje duhet të dërgojnë titullin dhe abstraktin e punimit në adresën elektronike
[email protected] që administrohet nga sekretaria e komitetit shkencor.
keni te bashkangjitur edhe Ftesën:UV_Thirrje per pjesemarrje -Konferencë shkencore ndërkombëtare
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan