Thirrje për mbështetje financiare për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

17 Nëntor, 2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit duke synuar mbështetjen e shkollimit të  studentëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian që janë regjistruar për herë të parë në vitin e parë akademik 2022-2023 në nivelin Bachelor në njërën nga Universitetet Publike në Republikën e Kosovës shpall thirrje për mbështetje financiare për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Shuma maksimale e mbështetjes financiare është deri në 1,000 € (një mijë euro) për student/e.

Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë, nga data: 18/11/2022 deri më 02/12/2022, në ora 16:00.

Kushtet për aplikim dhe përparësitë në konkurrim:

  1. Aplikantët duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  2. Të jetë pjestarë i komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian;
  3. Të jetë i regjistruar për herë të parë (vitin e parë) në studimet baçelor në njërën nga Universitetet Publike në Republikën e Kosovës;
  4. Për të rritur përfaqësimin e grave në mesin e studiuesve, gratë do të zgjidhen me preferencë në rastet e kualifikimit të barabartë të kandidatëve gra dhe burra;
  5. Përparësi kanë personat me aftësi të kufizuaraad
  6. Llogaria bankare aktive dhe personale në njërën nga Bankat në Republikën e Kosovës

Dokumentet e kërkuara:

  1. Dëshminë e regjistrimit në fakultet (fletë regjistrimin)
  2. Formularin e vetedeklarimit mbi perkatesine etnike
  3. Kopjen e leternjoftimit
  4. Konfirmimin bankar për llogarinë personale aktive
  5. Nëse aplikohet, dëshmitë relevante të lëshuara nga organet kompetente për personat me aftësi të kufizuara sipas kushteve për aplikim dhe përparësive në konkurrim (pika 5)

Forma dhe procedurat e aplikimit e aplikimit:

  1. Aplikimi bëhet përmes platformës eKosova
  2. Dokumentet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen nga komisioni.
  3. Lista e studentëve përfitues do të bëhet publike në uebfaqen e MASHTI-t

Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë, nga data: 18/11/2022 deri më 02/12/2022, në ora 16:00.

E drejta e ankesës: Kandidatët që kanë aplikuar për përfitim të bursës, kanë të drejtë ankese në afat prej 7 (shtatë) ditësh, pas shpalljes së rezultateve. Ankesat dorëzohen në arkivin e MASHTI-t, kati përdhesë, zyra nr. 4 dhe shqyrtohen nga komisioni për ankesa dhe parashtresa i MASHTI.

Afati i fundit për aplikim është data 02/12/2022, ora 16.00.