Takimi i Rektorit me menaxhmentin e ri

6 Nëntor, 2023

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka takuar sot prorektorët  e zgjedhur të UKZ-së, Prof. Dr. Sadik Haxhiu, prorektor për mësimdhënie dhe çështjeve të studentëve, Prof. Asoc. Dr. Naim Mustafa, prorektor për buxhet, financa dhe infrastrukturë, Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka  prorektor për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte, Prof. Ass. Dr. Arbona Xhemajli prorektore për hulumtime dhe kërkime shkencore dhe Prof. Ass. Dr. Voglushe Kurteshi prorektore për zhvillim akademik dhe cilësi, për t’ju uruar për marrjen e përgjegjësive të reja. Rektori i’u ka dëshiruar shëndet dhe punë të mbarë të gjithëve, derisa ka thënë se tanimë përqendrimi i punës duhet të jetë i lidhur me universitetin, ndërkohë ka kërkuar nga ta që të jenë të përkushtuar në punë cilësore dhe zhvillim të universitetit në të gjitha aspektet akademike.

Në këtë takim kanë marrur pjesë edhe Sekretari i përgjithshëm Dr. Sc. Vaxhid Sadriu, Prof. Asoc. Dr. Shpresë Qamili koordinatore për Ri/Akreditim dhe Phd. cand Fitore Malaj drejtoreshë e Zyrës për Zhvillim Akademik dhe Cilësi në UKZ.

Gjithashtu gjatë takimit në fjalë është biseduar rreth procesit të Ri/Akreditimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, ku është kërkuar një mobilizim i  të gjithëve  në mënyrë që procesi të jetë i suksesshëm, po ashtu është biseduar për hartimin e dokumentit të Strategjisë zhvillimore, një dokument me peshë tepër të veçantë edhe sa i përket akreditimit institucional.