Studentët e UKZ-së trajnohen për hartimin e shkresave juridike

8 Qershor, 2018

Studentët e Universitetit “ Kadri  Zeka” janë  certifikuar për trajnimin e mbajtur lidhur me hartimin e shkresave  juridike të organizuar nga Parlamenti Studentor  në bashkëpunimin me Rininë Studentore “Kadri Zeka”.

Në këtë organizim studentët e UKZ  i ka trajnuar  Mr.Sc. Ilir Rashiti.

Studentët  janë nda të kënaqur dhe falënderues për organizimin e trajnimeve të  tilla,  sepse sic thonë ata, këto trajnime u mundësojnë atyre  në  ngritjen profesionale dhe aftësim  të tyre të mëtutjeshëm.

Ndërsa, Kryetari i Parlamentit Studentor, Adrian Bajrami, theksoi se me trajnimet të tilla që janë në të mirë të studentëve do të  vazhdojmë edhe në të ardhmen,  sepse sipas  kryetarit Bajrami, fokus i Parlamentit Studentor dhe organizatës  gjithherë do të jetë ngritja e cilësisë përmes formave te ndryshme.