Studentëve të UKZ-së u janë ndarë crtifikata pas përfundimit të trajnimit në C# dhe Unity

25 Janar, 2022

Klubi IT-së në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan,  ndau certifikata për studentet pas përfundimit të  suksesshëm të kursit të programimit në C# dhe Unity.

Me këtë rast, mentori i klubit prof. asoc. Dr. Xhevdet Thaqi, u dhoroi certifikata studentëve të dalluar të cilët me sukses përfunduan trajnimin.

Ky trajnim kishte për qëllim aftësimin e studentëve sipas kurikulës në C# dhe trajnimit profesional në Git dhe Unity.

Studentëtë e trajnuar, pervec dijes së marrë në studime, me anë të këtij trajnimi kanë zhvilluar edhe përvojën e duhur për krijime të aplikacioneve të ndryshme.