Studentët e Fakultetit Juridik të UKZ-së vizitojnë Qendrën e Paraburgimit në Pasjak

4 Qershor, 2022

Disa studentë të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në udhëheqjen e profesorit Besim Arifi dhe asistentes Drenushë Lipovica, kanë realizuar një vizitë në Qendrën e Paraburgimit në Pasjak të Gjilanit.

Studentët e Fakultetit Juridik dhe të nivelit të studimeve Bachelor dhe Maste, gjatë vizitës në Qendrën e Paraburgimit, janë informuar rreth punës në këtë qendër, më konkretisht në lidhje me aktivitetet e të paraburgosurve dhe te dënuarve që janë të vendosur në qendër.