Rektori Kosumi prezantoi “Planin Strategjik të UKZ-së, procesi i implementimit dhe mbikëqyrja – përvoja e UKZ-së” në konferencën e dytë vjetore të ALK-së e organizuar nga Heras Plus

14 Tetor, 2022

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Bajram Kosumi, ka marrë pjesë në Konferencën e dytë vjetore të Arsimit të Lartë në Kosovë e organizuar nga Heras Plus, me temën “Përgjigje praktike ndaj debateve mbi monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të strategjive të universitetit”.

Gjatë konferencës ku u prezantua edhe “Manuali për Monitorimin dhe Vlerësimin e Dokumenteve Strategjike në universitetet publike të Kosovës”, Rektori Kosumi ka paraqitur prezantimin e tij rreth ”Planit Strategjik të UKZ-së, procesi i implementimit dhe mbikëqyrja – përvoja e UKZ-së”,  i cili diskutimin e tij e fokusoj në zhvillimin strategjik të Universitetit praktikat dhe sfidat aktuale.

Qëllimi kësaj konference, është që të mblidhen të gjitha palët e interesuara të sektorit të arsimit të lartë në Kosovë dhe më gjerë dhe të diskutohet rreth monitorimit dhe vlerësimit të dokumenteve strategjike të institucioneve të arsimit të lartë. Konferenca ishte e ndarë në tre sesione. Sesioni i parë i ishte dedikuar perspektivës kombëtare, duke diskutuar mbi dokumentet strategjike për arsimin, i ndërlidhur me situatën aktuale dhe sfidat me të cilat përballen universitetet e Kosovës në monitorimin dhe vlerësimin e planeve të tyre strategjike. Në sesioni e dytë ekspertët ndërkombëtare diskutuan mbi monitorimin dhe vlerësimin e planeve strategjike nga një perspektivë krahasuese, ndërsa sesioni i tretë i ishte dedikuar diskutimeve të të pranishmëve mbi formulimin e strategjive, monitorimi dhe vlerësimi i tyre bazuar në raste specifike.

Planet strategjike, monitorimi dhe vlerësimi i tyre janë pjesë e rëndësishme e të ardhmes së institucioneve të arsimit të lartë në vend dhe fokusi në formulimin dhe zbatimin e duhur të planit strategjik do të thotë rritje të efikasiteti të IAL-vë në Kosovë.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,  Arbërie Nagavci, përfaqësues të Ambasadës Austriake në Kosovë, përfaqësues të WUS Austria.