Rektori i UKZ po qëndron në një vizitë zyrtare në Austri

19 Qershor, 2018

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan , Bajram Kosumi, Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar Dukagjin Leka  dhe asistenti  Selim Daku, janë duke qëndruar  në një  vizitën zyrtare në Salzburg të Austrisë.

Kjo vizitë po realizohet në kuadër të projektit HERAS, derisa ka për qëllim marrjen e përvojave nga Universiteti i Salzburgut dhe transmetimin e tyre në institucionet përkatëse, në fushën e efikasitetit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimit të projekt propozimeve.

Në këtë vizitë po marrin pjesë edhe përfaqësues të Universiteteve  tjera Publike të Kosovës.