Pyetësori për studentë në fazën e diplomimit

9 Nëntor, 2022

Të nderuar studentë,

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ju fton që të plotësoni pyetësorin, i cili ka për qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së mësimdhënies dhe mësim nxënies së studentëve. Ju lutem, përgjigjet tuaja të jenë të sinqerta, sepse vetëm në këtë mënyrë ne do të arrijmë të identifikojmë sfidat e mundshme brenda Universitetit dhe do të bëjmë përpjekje për t’i larguar ato.

Zyra për Shkencë, Zhvillim Akademik dhe Cilësi, ju njofton se, studentët në fazën e diplomimit janë të obliguar të plotësojnë pyetësorin.

Ju falënderojmë shumë për bashkëpunimin tuaj!