Prezantohet programi Master Porfesional nga drejtuesit e Universitetit të Ohajos

23 Qershor, 2016

Universitetit i Ohajos  ofron Programi  Master Profesional për 4-6 kandidat, staf akademik (profesorë dhe asistentë) të Universiteteve në Kosovë, të lëmit Juridik, për vitin akademik 2016-2017. Me këtë rast në Universitetin “Kadri Zeka” ka qëndruar  Prodekani i Fakultetit Juridik në Universitetin e Ohajos të SHBA-së, Brian Anderson. Ai është takuar me Rektorin Bajram Kosumi, Prorektoren  për Çështje Mësimore  Shpresë Qamili, Prorektorin  për Bashkëpunim ndërkombëtar Dukagjin Leka, Naim Mustafa  prorektor për Buxhet dhe Financa si dhe Luljete Berisha zyrtare për bashkëpunim ndërkombëtar, ku prodekani Anderson ka prezantuar programin e studimeve Master Profesional të Universitetit të Ohajos. Nga ana e tij rektori Bajram Kosumi e ka falënderuar prodekanin e Fakultetit Juridik Brian Anderso të Universitetit të Ohajos për ofrimin e mundësisë për stafin akademik të Universitetit tonë, për  të studiuar në SHBA respektivisht në Universitetin e Ohjos.

Ndryshe pikat kryesore të programit përfshijnë: kursin për të rritur njohuritë e sundimit të ligjit dhe qeverisjen demokratike ;  specializimin për profesorët e drejtësisë duke u fokusuar në pedagogji , natyrisht zhvillimin dhe udhëzimin  si dhe caktimin e një mentori profesional të ligjit amerikan.

Përparësi në këtë program  do të kenë kandidatë që janë aktual profesorë , ata të cilët e njohim gjuhën angleze  dhe të cilët pas përfundimit të programit një vjeçar  do të mund të jenë në  gjendje të kthehen për të kontribuar  në Universitetin prej nga bëhet edhe përzgjedhja.