Po mbahen provimet pranuese në Universitetin “Kadri Zeka”

21 Shtator, 2018

Që nga ora 9:00 në  Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë filluar të mbahet provimi pranues për studentë të rinj.

Universiteti “Kadri Zeka”, në afatin e plotësues,  për vitin akademik 2018-2019  të studimeve themelore – bachelor do të regjistrojë 666 studentë të rregullt,  ku përfshihen edhe studentë nga  Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.

Shpallja e rezultateve preliminares do të bëhet,  deri më 24.09.2018 ndërsa rezultatet  përfundimtare do të bëhen, më së voni, deri më 28.09.2018

Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen.