Njoftim për vlerësim të stafit akademik të UKZ-së dhe lëndëve të tyre

28 Maj, 2021

Bazuar ne Rregulloren për Sigurim të Cilësisë dhe Vlerësimit në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan si dhe Manualin për Planifikim dhe Vlerësim të Përformancës së Stafit Akademik,  Zyra për Zhvillim Akademik dhe Cilësi ka bërë përgatitjet për procesin e vlerësimit të stafit akademi për semestrin veror.

Pyetësorët janë të hapur në SMU nga data 27.05.2021 deri më 05.06.2021.

Ftohen studentët që të plotësojnë pyetësorët dhe bëjnë vlerësimet e tyre.