Në UKZ u mbajtën provimet pranuese të studimeve baçelor për vitin akademik 2023/2024

20 Korrik, 2023

Në të gjitha fakultete e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u mbajtën provimet pranuese për pranimin e studentëve të rinj të studimeve baçelor, për vitin akademik 2023/2024.

Për të parë nga afër këtë proces Menaxhmenti i Universiteti, Prorektorët, Sekretari i Përgjithshëm, Dekanët e Njësive Akademike, kanë vizituar sallat ku janë mbajtur provimet pranuese. Me këtë rast kanë përgëzuar aplikantët për zgjedhjen e UKZ-së për të vijuar rrugëtimin e tyre profesional dhe akademik, derisa kanë uruar të gjithë kandidatët për suksese në provimin pranues.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan në studimet baçelor respektivisht në Fakultetin e Edukimit programi Fillor dhe Parashkollor, Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik në programin Financë dhe Kontabilitet i Aplikuar dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike do të regjistrojë 495 studentë të rregullt në studime baçelor, ku përfshihen edhe studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi si dhe komunitetet jo-shumicë.

Shpallja e rezultateve preliminare e provimit pranues do të bëhet në tabelat e shpalljeve si dhe në ueb-faqen e universitetit sipas grupeve të fakulteteve, bazuar në datat e mbajtjes së provimit pranues dhe atë: më së voni deri më datë 24.07.2023, në ora 16:00.

Kandidatët të cilët sipas rezultatit preleminar renditen si kandidatë të papranuar, mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve preliminare respektivisht për grupet si në vijim: Ankesat bëhen më së voni deri më datë 26.07.2023, në ora 16:00.

Shpallja e rezultateve përfundimtare të provimit pranues do të bëhet në tabelat e shpalljeve si dhe në ueb-faqen e universitetit, pas shqyrtimit të ankesave sipas grupeve të fakulteteve, bazuar në datat e mbajtjes së provimit pranues dhe atë: më së voni deri më datë 28.07.2023, deri në orën 16:00.