Në UKZ u mbajt trajnimi për përdorimin e SMU-së

27 Shkurt, 2023

Me qëllim të shfrytëzimit sa më të madh dhe efikas të Sistemit për Menaxhimin Universitar (SMU), është organizuar një trajnim me menaxhmentin, stafin akademik e administrativ të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Trajnimi është mbajtur nga kompania kontraktuale  për mirëmbajtjen e sistemit elektronik të Menaxhimit Universitar dhe nga zyra e IT-së e UKZ-së, të cilët kanë ofruar sqarime për mundësitë e mëdha që ofron SMU-ja, ku kryesisht trajnimi  u fokusua ne modulet e reja si dhe në interesimet e të pranishmëve rreth problemeve që kanë hasur gjate përdorimit te SMU.

Sipas trajnueseve Arianit R. Bytyqi dhe stafit të tij , SMU-ja përbëhet prej shumë moduleve, si: Moduli i aplikimit për regjistrimin e studentëve, Moduli i notimit, Moduli i pagesave studentore, Moduli i ID kartelave të stafit dhe të studentëve,  Moduli i diplomave, Moduli i sigurimit të cilësisë dhe vlerësimit, Moduli i kompetencave dhe përmbajtjeve mësimore, Moduli i bibliotekës etj. Njëherësh gjatë trajnimit për SUM, u kërkua që të gjitha modulet e lartë cekura të përdoren sa më shumë.