Në UKZ u mbajt punëtori në kuadër të projektit SMAHPC

16 Maj, 2022

Në Universiteti “Kadri Zeka” u mbajt prezantimi i raportit mbi pilotimin e kurseve të zhvilluara gjatë vitit të kaluar akademik në kuadër të projektit Erasmus Plus SMAHPC.

Gjanë punëtorisë u zhvilluan sesione reflektimi për procesin e pilotimit, përfshirjen e studentëve, prezantimin e koncepteve të reja të përdorura, qasjet metodologjike, protokollet, modelet dhe praktikat më të mira.

Në punëtori morën pjesë përfaqësues nga Universitetet Metropolia dhe JAMK nga Finlanda, Universitetit Manisas në Turqi, Universiteti i Gjakovës, Kolegjit Heimerer dhe OJQ Autizmi nga Kosova.