Në UKZ mbahen provimet pranuese për konkursin e dytë plotësues të studimeve baçelor

28 Tetor, 2020

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, është mbajtur sot provimi pranues për Fakultetin e Edukimit dhe Fakultetin Ekonomik, për konkursin e dytë plotësues për studime baçelor për vitin akademik 2020/2021.

Menaxhmenti i Universitetit kanë vizituar sallat ku është mbajtur  provimit pranues. Ata kanë  parë nga afër gjithë këtë proces, ku fillimisht studentëve ju kanë dëshiruar suksese, derisa janë shprehur të kënaqur me mënyrën e organizimit të provimit pranues.

Prorektori për Mësim Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve Xhevdet Thaqi, tha se i gjithë procesi ka shkuar mirë dhe se nuk ka pasur parregullsi.

Kurse për Fakultetin Juridik, Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetin e Shkencave Aplikative provimi pranues është mbajtur më datë 27.10.2020.

Shpallja e rezultateve do të bëhet më së voni deri më 30.10.2020.