Mundësi shkëmbimi studentor nga UKZ në Universitetin “Angel Kanchev” Ruse – Bullgari

15 Shkurt, 2023

Katër studentë të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, do të udhëtojnë për shkëmbim semestral në Bullgari.

Ky shkëmbim është fituar në kuadër të Projektit Erasmus+ ICM KA171 me Universitetin “Angel Kanchev”, Ruse, Bullgari.

Programi Erasmus + KA171 ose Shkëmbimi afatshkurtër dhe afatgjatë i studentëve dhe ECTS (ICM) është një program i mobilitetit plotësisht i financuar që mundëson shkëmbimin e studentëve, stafit mësimdhënës dhe jo-mësimdhënës midis Universitetit të Ruse’s nga Bullgaria dhe Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

ICM Erasmus + mundëson shkëmbimin e studentëve nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” – Gjilan për studim dhe trajnim / veprimtari të lëvizjes në fusha të ndryshme, ku do të pranohen gjithsej katër(4) studentë si ne vijim:

–          Dy(2) studentë nga Fakulteti Ekonomik

–          Dy(2) studentë nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike.

Të gjitha shpenzimet janë të mbuluara nga projekti.

Urojmë suksese për të gjithë studentët të cilët do të përfitojnë nga kjo mundësi.

Përcjelleni web faqen e UKZ për thirrjen.