Mirë se vini në hapjen solemne të programeve master

17 Nëntor, 2017

Universiteti “Kadri Zeka”në Gjilan për herë të parë do të fillojë me studimet Master.

UKZ ka dy programe studimi të nivelit master, programin E-Qeverisja, program ky  i përbashkët mes Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Fakultetit  Juridik dhe  Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Kadri Zeka”  dhe  programin Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, program i përbashkët me Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.

Të hënën, më 20 nëntor 2017 në ora 14:00, Salla A34 bëhet hapja  solemne e studimeve Master.

Ftojmë studentët e Universitetit “Kadri Zeka”, veçanërisht ata që janë pranuar në studimet master, të marrin pjesë në këtë organizim.

Ju mirëpresim !