Konstituohet Këshilli i Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Kadri Zeka”

22 Maj, 2019

Është mbajt mbledhja e parë konstituive e Këshillit të Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan. Paraprakisht është bërë verifikimi i mandateve për anëtarët e këshillit dhe nënshkrimi i deklaratës etike.

Më pas Prof. Ass. Dr. Refik Kryeziu është zgjedh Kryesues i përkohshëm i Këshillit  të Fakultetit Ekonomik, derisa është bërë edhe propozimi për dekan të Fakultetit për zgjedhje nga Senati.

Këshilli i Fakultetit Ekonomik për Dekan propozoi, Prof. Ass. Dr. Xhevat Sopi.