Konkurs/Projektit “CleanScore” në Universitetin Politeknik të Tiranës (UPT)

26 Janar, 2024

Aktualisht, është e hapur thirrja e pestë e “Konkursit të punimeve kërkimore shkencore”.

Në CleanScore ne besojmë thellësisht se kërkimi shkencor është një mjet i fuqishëm për të eksploruar e për të zgjeruar kufijtë e dijes njerëzore, dhe se universitetet – si qendra kërkimore – luajnë një rol të rëndësishëm në përgatitjen e brezave të kërkuesve të rinj. Prandaj, qëllimi kryesor i këtij konkursi është të përfshijë studentët në botën e kërkimit shkencor.

Konkursi është i hapur për të gjithë studentët, përfshirë edhe studentët alumni që e kanë përfunduar ciklin e studimeve në vitin 2022. Studentët tuaj që janë duke ndjekur aktualisht një program studimi (bachelor ose master), ose që janë diplomuar në vitin 2023 dhe/ose në vitin 2022, janë të ftuar të marrin pjesë.

Çmimet e Konkursit janë si vijon:

Çmimi i parë me vlerë $400

Dy çmime të dyta me vlerë $200 secila

Tre çmime të treta me vlerë $100 secila

Kriteret për pranimin e punimeve janë si vijon:

Të përmbahen rregullave të shkrimit akademik;

Të përmbajnë të paktën 50% të referencave të marra nga JSTOR;

Të përmbajnë midis 2000 dhe 3500 fjalë;

Të mos kalojnë 10% të nivelit të plagjiaturës në kontrollin antiplagjiaturë;

Të jenë të shkruara në gjuhën angleze;

Punimet duhet të dërgohen në adresën e emailit: [email protected] deri më datën 1 mars 2024. Studentët mund të marrin pjesë individualisht ose në grup.

Për çdo paqartësi apo informacion mund të më kontaktoni në këtë adresë email-i: [email protected].

Bashkëngjitur po vendos edhe materiale shoqëruese.

Shembull