Konferenca DiGiDay ka ofruar një mundësi të shkëlqyer për të fituar njohuri në fushën e zhvillimit të teknologjisë

31 Maj, 2019

Kanë vazhduar edhe sot prezantimet e punimeve të Konferencës DiGiDay 2019 të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan (UKZ), organizuar nën kujdesin e Rektorit të Universitetit  Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi.

Në sesionin e dytë është paraqitur projekti: Të menduarit kompjuterik dhe kritik në matematikë dhe rëndësinë e përdorimit  të TIK-ut në zhvillimin e saj, i autoreve: Prof.Dr.Rexhep RADI dhe Prof.Dr. Bederiana SHYTI nga Universiteti i Elabasanit, Shqipëri. Në këtë projekt është paraqitur rëndësia e përdorimit efikas të mjeteve të teknologjisë digjitale në procesin e të mësuarit.

Në vazhdim është paraqitur projekti: Digjitalizimi i sallave të mësimit në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, autorë: Prof. Ass. Dr. Ragmi MUSTAFA, studentët, Fatmir NUREDINI, Ilir NUREDINI, Liridon ALIMI, nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Universiteti Publik “Kadri Zeka “Gjilan. Sipas tyre, ky projekt kishte për objektivë, të studjojë lidhshmërinë hardwerike dhe softwerike te paneleve me diode LED për ta zbatuar në procesin e orgnizimit të procesit mësimor në FSHK. Janë treguar edhe mundësi tjera të zbatimit të këtyre paneleve.

Dr. Lindita Nebiu Hyseni me studentët Lirikë QERIMI, Elmedina REXHEPI, Tringa SALIHU, Dafina DEMA, Qendrim SABEDINI, nga  Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Universiteti Publik “Kadri  Zeka “Gjilan, kanë paraqitur projektin: Sistemi i Menaxhimit të Çështjeve në Qendrën e Kujdesit Ditor PEMA. Projektit ka për qëllim që të kontribuojë në menaxhimin e rasteve, orareve dhe seancave të mbajtura në këtë qendër për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe grupe të tjera të pafavorizuara të fëmijëve në Kosovë.

Në paraqitjen e projektit: Avantazhet e Moodle 3.2 kundër Google Classroom , autorë: Prof. Ass. Dr. Basri AHMEDI, studentët  Agnesë KRASNIQI, Artina  SYLA, Diellza BAJRAMI, Florianë MUSHICA nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Universiteti Publik “Kadri  Zeka “Gjilan, është treguar zhvillimi i teknologjisë dhe përdorimi masiv i kompjuterëve dhe pajisje të tjera elektronike, forma të reja të të mësuarit, të cilat ofrojnë mundësi më të mira se sa mësimi tradicional. Projekti përfshin statistika, hulumtime, testimi, dhe në fund argumentohet fakti se platforma më e madhe dhe më e përshtatshme për kushtet tona është UKZ e-Learning.

Në prezantimin e projektit: Programimi dhe kodimi me Scratch të autorëve: Prof. Asoc. Dr. Xhevdet THAQI dhe studentit Ensar KRASNIQI, nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Universiteti Publik “Kadri Zeka “Gjilan, është treguar një formë tjetër e programimit e quajtur Scratch, e cila është ndryshe nga gjuhët programuese të cilat i përdorin shumica e programerëve profesionist. Programimi dhe kodimi me Scratch nuk është gjuhë e komplikuara e programimit, ngase në vend të kodeve përdoren të ashtuquajturat “blloqe” programuese dhe është më i lehtë, dhe shum i përshtatshëm sidomos për nxënësit e nivelit shkollor. U tregua se kjo gjuhë është po ashtu e përshtatshme edhe për profesionistë duke dhënë disa shembuj interesant të programimit të problemeve nga Astronomia, matematika etj.

Rreth  projektit: Krijimi i një aplikimi për menaxhimin e ankesave të studentëve autorët: Prof. Ass. Dr. Basri AHMEDI, studentet Florika QERIMI, Kastriot KADRIU nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Universiteti Publik “Kadri Zeka “Gjilan, është treguar se qëllimi i këtij projekti është krijimi i një aplikacioni në të cilin studentët do të kenë mundësi ineraksioni me mësimdhënësit në mënyrë interactive pavarsisht vendit dhe kohës. U dhanë shembuj të mundësisë së lire të pyetjeve – përgjigjeve, ankesave, sygjerimeve shkëmbimit të materialeve dhe udhëzimeve përkatëse ndërmjet mësimdhënësve dhe studentëve.

Në Prezantimin e  projektit: Digjitalizimi i shërbimeve të bibliotekave shkollore të autorëve: Prof. Asoc. Dr. Xhevdet THAQI dhe studentit Buen BAJRAMI, nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Universiteti Publik “Kadri Zeka “Gjilan, është prezentuar projekti i digjitalizimiit të bibliotekave shkollore me rastin  studimi bibilioteka e UKZ-së,. Fillimisht janë identifikuar vështirësitë e shërbimeve të bibliotekave, nevojat e shfrytëzuesve të bibliotekave, mundësitë softwerike në zgjidhjen e këtyre vështirësive dhe mandej aplikimi i tyre. Me këtë projekt, u mundësohet studentëve  të kenë një platformë ku ata do të kenë çasje në shërbimet e bibliotekës në çdo kohë dhe do të shfrytëzojnë të gjithë literaturën e bibiotekës së universitetit.

Në prezantimin e projektit: Ndikimi i Teknologjisë Informative në sistemin e arsimit – Studim i rastit Komuna e Gjilanit, me autorët: Prof. Ass. Dr. Ragmi Mustafa, Ass.PhD.Cand. Refik Ramadani nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Universiteti Publik “Kadri Zeka “Gjilan, është thënë se koha që po jetojmë po e bën botën më të vogël gjithnjë e më shumë. Ky fenomen pozitiv për njerëzimin po ndodh falë zhvillimit të TI, e cila duke krijuar lidhje më të mira në çdo kohë po ndihmon shumë procesin e globalizimit dhe arsimit.

Në projektin: Implementimi dhe dizanjimi i VOIP në universitet, të paraqitur nga autorët: Prof.Ass. Dr. Basri Ahmedi, Nusmir Bunjaku, Lirigzon Salihu, Dreni Sahiti, Ardian Rashiti nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Universiteti Publik “Kadri Zeka “Gjilan, është thënë se pjesa më e madhe e informacionit të shkëmbyer në rrjetet publike dhe private në telekomunikacioni është Zëri. Më e mira pjesë e këtij projekti është demonstrim praktik i VOIP.

Në ndërkohë, komiteti shkencor, përgjegjës për përmbajtjen akademike dhe cilësinë e konferencës i përbërë nga akademikë nga të gjithë përfaqësuesit e universiteteve partnere  bashkorganizues, kanë dalur me një përmbledhje rreth konferencës.

Sipas tyre, kjo Konferencë ka pasur për objektiv të motivojë dhe t’i bëjë studentët dhe të tjerët të vetëdijshëm për rëndësinë e teknologjive në biznes, duke u treguar atyre një larmi të madhe opsionesh për përdorimin e teknologjisë digjitale dhe fitimet që mund të arrihen nëpërmjet saj. Karakteristikat e ngjarjes dhe cilësia e projekteve që  janë prezantuar në Konferencën DiGiDay  ka ofruar një mundësi  të shkëlqyer  për të fituar njohuri kuptimplota të tendencave aktuale dhe të ardhshme në fushën e Digjitalizimit të shërbimeve të ndryshme në të gjitha fushat e shoqërisë, përfshirë marketingun, biznesin, industrinë, institucionet  etj.

Këshilli shkencor i Konferencës, bazuar në prezentimet e projekteve nga autorët e tyre, zgjodhi edhe tri projektet më të mira.

Vendi i parë i është ndarë projektit: Sistemi i Menaxhimit të Çështjeve në Qendrën e Kujdesit Ditor PEMA, projekt ky i punuar nga dr. Lindita Nebiu Hyseni si dhe studentët Lirikë QERIMI (Ekipi Udhëheqësi), Elmedina REXHEPI, Tringa SALIHU, Dafina DEMA, Qendrim SABEDINI, nga  Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Universiteti Publik “Kadri  Zeka “Gjilan.

Vendi i dytë i është ndarë  projektit: Krijimi i një aplikimi për menaxhimin e ankesave të studentëve, punuar nga: Prof. Ass. Dr. Basri AHMEDI, studentët, Florika QERIMI, Kastriot KADRIU nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Universiteti Publik “Kadri Zeka “Gjilan.

Ndërsa vendi i tretë i është ndarë dy projekteve: Digjitalizimi i shërbimeve të bibliotekave shkollore të autorëve Buen BAJRAMI dhe Prof. Asoc. Dr. Xhevdet THAQI nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Universiteti Publik “Kadri Zeka “Gjilan dhe projektit : Implementimi dhe dizenjimi i VOIP në universitet të autorëve: Prof.Ass. Dr. Basri Ahmedi, Nusmir Bunjaku, Lirigzon Salihu, Dreni Sahiti, Ardian Rashiti nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Universiteti Publik “Kadri Zeka “Gjilan.

Në fund të Konferencës DiGiDay  janë ndarë edhe certifikata për pjesëmarrësit në konferencë.

Konferenca e parë DIGIDAY 2019 është organizuar nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan  në bashkëpunim me Universitetin e Montenegros  – Podgoricë, Mali i Zi;  Universitetin e Vlorës “Ismail Qemajli”, Shqipëri;  Universitetin e Korçës “Fan S. Noli”, Shqipëri; Universitetin e Elabasanit “Aleksander Xhuvani”, Shqipëri;  Universitetin  “Nënë Tereza” – Shkup, Maqedoni Veriore;  dhe  Universitetin e  Mitrovicës, “Isa Boletini”, Kosovë.