KD i Universitetit “Kadri Zeka” mori vendim për shpalljen e zgjedhjeve për katër anëtarë të KD-së

19 Korrik, 2018

Këshilli Drejtues i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, në mbledhjen e radhës që është mbajtur më 19.07.2018,  përpos tjerash si pikë të rendit të ditës ka pasur marrjen e një vendimi për shpalljen e zgjedhjeve për katër anëtarë të Këshillit Drejtues të cilët zgjidhen nga Senati i Universitetit.

Kështu anëtarët e KD-së së UKZ-së morën vendim për shpalljen e zgjedhjeve për katër  anëtarë të Këshillit Drejtues të cilët zgjidhen nga Senati i Universitetit.

Në ndërkohë po në këtë mbledhje, Këshilli Drejtues miratoi Raportin e shpenzimeve të buxhetit për gjatë mujorin e vitit 2018.