KD i UKZ i ka vazhduar mandatin Sekretarit të Përgjithshëm

29 Mars, 2019

Këshilli Drejtues i Universitetit “Kadri Zeka” Gjilan, në mbledhjen e mbajtur më 28.03.2019 ka marrë vendim për rizgjedhjen e Mr.sc. Vaxhid Sadriu, në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm.

Vazhdimi i mandatit është bërë bazuar në dispozitat e nenit 40 paragrafi 2 të Statutit të Përkohshëm të Universitetit “Kadri Zeka” dhe Interpretimit ligjor të Ministrisë së Administratës Publike për vazhdimin e mandatit të zyrtarëve të lartë drejues në bazë të përformancës.