Kanë përfunduar punimet e punëtorisë QUADIC

14 Shkurt, 2020

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë përfunduar punimet e projektit QUADIC – Quality development of international cooperation and project management, projekt ky i fituar nga UKZ në programin ERASMUS + Cooperation for Innovation and the exchange of good Practices, në thirrjen e fundit Capacity Building in Higher Education – Joint Projects.

Sot është diskutuar paketa e 9 punuese, që ka të bëjë me shpërndarjen dhe shfrytëzimin e rezultateve, zhvillimin dhe fillimin e projektit, web faqes në internet, zhvillimi i një komunikimi të  projektit, plani / strategjia e shpërndarjes, dizajnimi, shtypja dhe shpërndarja e materialeve, konferenca për prezantimin e hulumtimit, raport vlerësimi, organizimi i konferencës përfundimtare të projektit, si dhe plani i veprimtarive. Në paketën e 10 është diskutuar menaxhmenti, sic është  krijimi i Bordit,  financat dhe administrata e projekti, kanalet e komunikimit: Google Drive, Skype, Platformë Dixhitale, Hangout, Doodle, etj.

Në ketë organizim që ka filluar nga dita e parë e deri më sot kanë marr pjesë të gjithë partneret vendor dhe ndërkombëtar, gjithsejtë 18 përfaqësues të Institucioneve, si: University “Kadri Zeka” GJILAN, Coordinator/ Grant Holder, International Business College Mitrovica, University of Gjakova “Fehmi Agani”, University of Prizren “Ukshin Hoti”, University of Prishtina “Hasan Prishtina”, Universite de Nice Sophia Antipolis, Technical University of Sofia, University of Medicine Tiranë, University of Ljubljana, Heimerer College, University of Peja ‘Haxhi Zeka”, University of Durres “Aleksandër Xhuvani”, University of Mitorvica “Isa Boletini”, European University of Tirana, International University for Business and Technology, University of Korça “Fan S. Noli”, University of Gjirokastra “Eqrem Qabej”, Universita Per Stranieri Di Perugia.

Projekti QUADIC, është i pari i këtij lloji në Kosovë, që  ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve për projektet ndërkombëtare , ku  Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan në thirrjen e fundit të programit Erasmus + ka aplikuar si koordinator, duke u pranuar kështu suksesshëm.

Ndryshe, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan është koordinator i projektit, derisa do të financohet nga Komisioni Evropian në vlerë prej 991.381 Euro.