Interesim për UKZ-në në Panairin Virtual të Karrierës

3 Maj, 2019

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka marrë pjesë në panairin Virtual të Karrierës që është mbajtur në Sallën 1 Tetori në Prishtinë, organizuar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, respektivisht Qendra për Zhvillim të Karrierës dhe mbështetur nga projekti partner DIMAK Kosova – GIZ .

Në këtë panair UKZ ka ofruar  për pjesëmarrësit, sidomos për maturantët dhe të  diplomuarit, informacione rreth mundësive për orientim dhe zhvillim në karrierë, punësim, punë praktike, bursa, trajnime, kurse, etj., si dhe  rreth orientimit të studentëve të ardhshëm për programet studimore që  ofron Universiteti ynë.

Gjatë panairit  kishte një  interesim të madh të maturantëve të shkollave të mesme të Komunave të Kosovës,  për Universitetin “Kadri Zeka”, respektivisht për programet dhe ofertat akademike, që më pas ata, të mund të orientohen se ku do t’ i vazhdojnë studimet.

I përkushtuar për qasjet më të reja në mësimdhënie, në ngritje të cilësisë,  në kërkime shkencore, kushte për studime të studentëve me teknologjitë më të re, Universiteti “Kadri Zeka” do të vazhdojë të jetë Institucioni më cilësorë për të gjithë maturantët jo vetëm nga Kosova, por edhe nga vendet e rajonit.