Fulbright Specialist Program pranon projekt propozime për ciklin 2021-‘22

2 Mars, 2021

Fulbright Specialist Program është program i bashkë financuar nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë dhe Qeveria e Kosovës.

Kjo është një mundësi e mirë për Institucionet e Arsimit të Lartë të Kosovës, Institucionet Qeveritare, Institucionet Kulturore, Organizatat Jo-Qeveritare dhe Organizatat Mjekësore ose të Shëndetit Publik.

Programi Specialist Fulbright 2021 në Kosovë është i hapur dhe do të jetë në dispozicion deri më 15 Prill 2021.

Programi Specialist Fulbright në Kosovë është i hapur për institucionet vendase të Kosovës që të paraqesin ide për projekte për studiues dhe profesionistë të kualifikuar nga ShBA-të.

Programi Specialist i Fulbright është pjesë e Programit Fulbright për Studiuesit e SH.B.A. Programi jep grante për projekte që do të zgjasin midis dy dhe gjashtë javësh.

 

Klikoni për më shumë:  https://xk.usembassy.gov/fulbright_specialist/

Për pyetjet rreth programit, ju lutem drejtohuni tek Nora Nimani-Musa: [email protected]

Host Institution Flyer

Fulbright Specialist Program Overview