FTESË: Punëtoria me datë 08.02.2018 (e enjte) në Swiss Diamond me fillim në ora 09:00

2 Shkurt, 2018

Ftoheni të merrni pjesë në punëtorinë që organizon Banka Botërore në mbështetje të Projektit që synon përkrahjen e institucioneve të arsimit të lartë përmes avancimit të infrastrukturës së tyre telekomunikuese që do të mundësonte komunikime të shpejtësisë së lartë në mes institucioneve arsimore, dhe njëkohësisht do iu jepte qasje të shfrytëzojnë shërbimet dhe infrastrukturën super të shpejtë të rrjetit GEANT.

Objektivi kryesor i punëtorisë është angazhimi në diskutime me institucionet e arsimit të lartë me qëllim themelimin e Rrjetit Nacional për Hulumtim dhe Edukim si dhe kyçjen e universiteteve dhe kolegjeve në rrjetin GEANT.

Në punëtori pritet të prezantojnë edhe përfaqësuesit e GEANT ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të informohen dhe shtrojnë pyetje me interes në lidhje me shërbimet dhe përfitimet që ofron ky rrjet.

Realizimi efektiv i këtij projekti do të rezultonte me dobi të shumëfishta për komunitetin tonë hulumtues e edukativ duke iu mundësuar bashkëpunime arsimore e hulumtuese shumë specifike në nivelin evropian e global dhe qasje në projekte të ndryshme shkencore e edukative.

Punëtoria mbahet me datë 08.02.2018 (e enjte) më ambientet e hotelit Swiss Diamond me fillim në ora 09:00.

Luteni që të konfirmoni ardhjen tuaj në emailin: [email protected]

Jeni të mirëseardhur.