FTESË/ Promovimi i Aktiviteteve të Projektit ERASMUS + REBUS në FSHK – Universiteti ”Kadri Zeka”

13 Prill, 2018

Te nderuar,

Promovimi i  Aktiviteteve  të Projektit REBUS do të mbahet me 17.04.2018 (e martë) duke filluar në ora 11:00 në sallën  B24 (hyrja B).

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike të UKZ, në cilësinë e Partnerit në këtë project të programit ERASMUS+ ka realizuar dhe synon të realizojë objektivat e Projektit REBUS duke bashkëpunuar me Universitetet tjera Partnere në këtë projekt për të zhvilluar aktivitete në fushën e aftësimit të studentëve të kompjuteristikës për ndërrmarrësi kompetente dhe dixhitalizim të shërbimeve dhe aktiviteteve bisnesore.

Në këtë rast do të promovohet:

  • Laboratori i Informatikës i cili është Donacion i ERASMUS+
  • Thirrja për zgjedhjen e 13 studentëve të UKZ për visitë studimore në Graz të Austrisë në kuadër të proejktit REBUS
  • Hapja e Ekspozita së aktiviteteve të FSHK në projektet ndërkombëtare REBUS, GreenTechWB etj.

Prezenca e Juaj do të inkurajojë stafin akademik dhe studentët e UKZ-së të arrijnë rezultate edhe në të ardhmen!

Gjeni te bashkangjitur agjenden.

Agjenda e Promovimit te proejktit REBUS ne FSHK, 17.04.2018

Ju mirëpresim!

Dekanati  i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike