Ftesë për punëtori njëditore “Fuqizimi i qytetarëve: Adresimi i sfidave në të drejtat pronësore”

23 Janar, 2018

Programi i USAID-it për të Drejtat Pronësore në Kosovë (PRP) fton studentët e Programit Master, “Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike”, program i  përbashkët i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, studentët e Masterit E-Qeverisja dhe studentët e vitit të IV-të të Fakultetit Juridik në Universitetin  “Kadri  Zeka” në Gjilan, në një punëtori njëditore mbi të Drejtat Pronësore që do të mbahet në Gjilan më 26 janar 2018, në ambientet e Vali Ranch.

Shih Agjendën.

UKZ dhe USAID - Ftesa dhe Agenda

Shkarko