Fakulteti i Edukimit organizoi punëtorinë “Mjedisi mësimor dhe materialet didaktike & menaxhimi kohës dhe grupit”

7 Dhjetor, 2021

Në vazhdën e organizimeve të Caritas Zviceran në kuadër të projektit SHPRESE, në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit  dhe Institutin Pedagogjik,  u mbajt  punëtoria e II-të me temë: “Mjedisi mësimor, materialet didaktike dhe menaxhimi i kohës e grupit” .

Punëtorinë e realizuan Prof. Ass. Dr. Arbona Xhemaili, profesoreshë e Fakultetit të Edukimit në UKZ me  Master Trajnerët; Valona Gashi, Sahara Reqica, Shpëtim Azemi.

Prof. Ass. Dr. Arbona Xhemaili theksoi rëndësinë e mjedisit të jashtëm dhe mjedisit të brendshëm  për zhvillimin e përmbajtjes në arsimin parashkollor.

Sipas Profesoreshës Arbona Xhemaili, mjedisi fizik dhe materialet didaktike duhet t’u ofrojnë fëmijëve mundësi optimale për zhvillim përmes  lojës, me qëllim të arritjes të  objektivave kurrikulare.

Në punëtori ishin të pranishëm stafi akademik dhe studentët e Fakultetit të Edukimit në UKZ.