Ekspertët për akreditim kanë përmbyllur takimin në Universitetin “Kadri Zeka”

7 Maj, 2019

Në kuadër të procesit të akreditimit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, sot ka qëndruar një ekip i i ekspertëve ndërkombëtar të akreditimit,  të shoqëruar nga përfaqësuesit e Agjencionit për Akreditim të Kosovës. Ata fillimisht kanë  zhvilluar  takimin  e parë me  menxhmentin e Universitetit.

Grupi i ekspertëve për akreditim që përbëhej nga : Prof. Dr. Vassilis Tsiantos – Eastern Macedonia and Thrace Institute of Technology, Ms. Delia Gologan – Student Expert, Arianit Krasniqi, Senior Officer for Evaluation and Accreditation, gjatë ditës kanë  zhvilluar takime të ndara  punuese me bartësit e Fakultetit të Shkencave Aplikative, respektivisht  programit Matematikë Arsimore,  për të cilin Universiteti “Kadri Zeka” ka bërë kërkesë për akreditim, ndërkohë kanë takuar edhe pjesën tjetër të stafit akademik, përfaqësues të Drejtorisë Komunale të Arsimit, gjithashtu edhe  studentët.

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi,  tha se kemi zhvilluar një takim të frytshëm me ekspertët ndërkombëtar, sepse ka kohë që kemi filluar përgatitjet për këtë proces , andaj  presim që gjithçka të shkoj mirë, ka thënë mes tjerash Rektori Kosumi.

Pas takimeve të ndara veç e veç me stafin, ekspertet ndërkombëtar kanë vizituar hapësirat ku zhvillohet puna me studentët,  laboratorët dhe kabinetet ku kryhet puna praktike.

Universiteti “Kadri Zeka ” ka bërë kërkesë për akreditim të Fakultetit të Shkencave Aplikative, respektivisht Programi Matematikë Arsimore .