Ekipi i ekspertëve të Agjencisë së Akreditimit e Kosovës kanë qëndruar në  Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan

10 Qershor, 2016

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan,  ka qëndruar ekipi i ekspertëve të Agjencisë së Akreditimit e Kosovës për Fakultetin Juridik .  Ata kanë zhvilluar takime të ndara  me stafin menaxhues, stafin akademik dhe studentët. Para ekspertëve është bërë prezantimi i programit të Fakultetit të Juridikut, për të cilin Universitetit “Kadri Zeka” ka aplikuar për ri akreditim. Me këtë rast ekspertët janë njoftuar nga afër edhe me kapacitetet akademike që ka Universiteti për të zhvilluar këtë program. Ndryshe në muajin e kaluar para ekspertëve të Agjencisë së Akreditimit e Kosovës, është bërë prezantimi i programit të Fakultetit të Edukimit – programi Parashkollor e fillor, Fakultetit Ekonomik – programi menaxhment dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, për të cilin Universitetit “Kadri Zeka” ka aplikuar për ri akreditim.

DSC_0027 DSC_0043  DSC_0068