Dukagjin Leka zgjedhet Prorektor për bashkëpunim ndërkombëtar

21 Mars, 2016

Këshilli Drejtues i Universitetit “Kadri Zeka” në mbledhjen e mbajtur  më 18 Mars 2016 në Gjilan  pas propozimit  të  Rektorit Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, ka zgjedhur Prof. Ass. Dr. Dukagjin Lekën Prorektor për bashkëpunim ndërkombëtar.

Dukagjin Leka  në cilësinë e Prorektorit për bashkëpunim ndërkombëtar, mbulon aspektet  e bashkëpunimit ndërkombëtar institucional, realizon projekte   bashkëpunuese  ndërkombëtare e posaçërisht ato me programin e Komisionit Evropian Erasmus+ dhe Horizont 2020 që kanë për qëllim kyçjen dhe  shtytjen përpara  të Universitetit “Kadri Zeka”  në Universitetet Evropiane në vazhdimësi.

Dukagjin Leka është Doktor i Shkencave Juridike Ndërkombëtare, Profesor Asistent i lëndëve të së drejtës ndërkombëtare në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.

 DSC_0017  DSC_0017